Pikat kryesore
- Rreth një e treta e njerëzve me migrenë nuk i përgjigjen trajtimeve aktuale, por një zbulim i fundit mund të sjellë një qasje të re për trajtimin e kësaj gjendjeje neurologjike të zakonshme, sipas “New Scientist”.
- Studimi i kryer te minjtë tregoi një ulje të shenjave të dhimbjes në fytyrë që lidhen me migrenën.
- Adriana Della Pietra, studiuese në Universitetin e Iowa-s, në “Simpoziumin e Oksfordit për Sistemin Glimfatik dhe Pastrimin e Trurit”, në Britaninë e Madhe.
Rreth një e treta e njerëzve me migrenë nuk i përgjigjen trajtimeve aktuale, por një zbulim i fundit mund të sjellë një qasje të re për trajtimin e kësaj gjendjeje neurologjike të zakonshme, sipas “New Scientist”. Studimi i kryer te minjtë tregoi një ulje të shenjave të dhimbjes në fytyrë që lidhen me migrenën. Ky progres u prezantua nga Dr. Adriana Della Pietra, studiuese në Universitetin e Iowa-s, në “Simpoziumin e Oksfordit për Sistemin Glimfatik dhe Pastrimin e Trurit”, në Britaninë e Madhe. Në provat e kryera te minjtë, përmirësimi i këtij sistemi çoi në largimin më efektiv të CGRP dhe uljen e simptomave të migrenës. Sistemi glimfatik është një mekanizëm natyral i trurit që ndihmon në largimin e proteinave dhe metabolitëve të panevojshëm gjatë gjumit dhe funksionimit normal cerebral. Ky sistem përdor kanale të veçanta të ujit për të nxjerrë mbetjet përmes hapësirave perivaskulare, një proces që mund të mirësohet duke aktivizuar qarkullimin e lëngjeve nervore në tru. Sipas statistikave, rreth 1 në 7 njerëz në mbarë botën vuajnë nga migrena, e cila manifestohet me dhimbje, presion ose rrahje në pjesë të ndryshme të kokës dhe shpesh përkeqësohet nga ndjeshmëria ndaj stimulusëve të jashtëm. Më shumë se gjysma e pacientëve përjetojnë dhimbje në fytyrë gjatë një episodi të migrenës. Trajtimet tradicionale të migrenës përfshijnë përdorimin e ilaçit “Triptans” dhe reduktimin e niveleve të CGRP-së përmes medikamenteve specifike, por shumë pacientë nuk i përgjigjen këtyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Edicioni i mesditës me Kasandra Palin, (12/04/2026) Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Dyshohet i qëllimshëm, zjarrfikësit izolojnë flakët Izraeli “kursen” Bejrutin nga sulmet vdekjeprurëse, por luftimet vijojnë në jug të Libanit