Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Dyshohet i qëllimshëm, zjarrfikësit izolojnë flakët

Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Dyshohet i qëllimshëm, zjarrfikësit izolojnë flakët

Pikat kryesore

  • Një zjarr është regjistruar në një pallat shumëkatësh në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës.
  • Sipas informacioneve, banorët kanë konstatuar tym dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
  • Ndërhyrja e shpejtë e forcave të zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen e tyre në banesat e tjera.

Një zjarr është regjistruar në një pallat shumëkatësh në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës. Sipas informacioneve, banorët kanë konstatuar tym dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen e tyre në banesat e tjera. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar, i ka vënë flakën apartamentit në disa vende dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve policore, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Forcat e rendit po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama: Ashpërsohen dënimet për zjarrvënësit/ Qeveria prezanton projektin e ri për forcën zjarrfikëse “Kundër dekoratave, blini lopata”/ Berisha: Zjarrfikësit nuk duan lëvdata, por mjete! Heronjtë e heshtur/ Zjarrfikësit, sfida me flakët dhe temperaturat e larta

Lini një Përgjigje