Pikat kryesore
- Ditët e fundit të vitit, duket se kanë qenë ndryshe për të moshuarit që jetojnë vetëm në fshatrat e Elbasanit.
- Nismës së të rinjve të PS-së Shkumbinit të Sipërm, iu bashkua edhe deputetja e zonës Sara Mila, e cila është mjaft aktive në zonë duke mbështetur dhe treguar vëmendje të veçantë për idetë dhe nismat e të rinjve.
- Disa momentet nga kjo nismë, ajo i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale, ku shkruan: “Kam përqafuar dhjetëra gjyshe e gjyshër të vetmuar.
Ditët e fundit të vitit, duket se kanë qenë ndryshe për të moshuarit që jetojnë vetëm në fshatrat e Elbasanit. Në Bradashesh, Papër, Gracen, Funar, Labinot Fushë dhe Labinot Mal, dhjetëra të moshuar u vizituan nga të rinjtë e këtyre zonave në ditët e fundit të vitit duke përçuar një atmosferë krejt ndryshe dhe të veçantë, që surprizuan dhe gëzuan këtë shtresë që vuan ikjen dhe largimin e të rinjve në emigracion. Nismës së të rinjve të PS-së Shkumbinit të Sipërm, iu bashkua edhe deputetja e zonës Sara Mila, e cila është mjaft aktive në zonë duke mbështetur dhe treguar vëmendje të veçantë për idetë dhe nismat e të rinjve. Disa momentet nga kjo nismë, ajo i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale, ku shkruan: “Kam përqafuar dhjetëra gjyshe e gjyshër të vetmuar. Në skaje të largëta, ku ndoshta rrallë shkon zëri i festës, por ku emocioni është gjithmonë i vërtetë. Bashkë me të rinj të mrekullueshëm, vendosëm t’ua çonim festën. Por ajo që morëm ishte shumë më tepër: sy që ndriçonin, duar që dridheshin nga gëzimi, dhe një ndjenjë e fortë se prania jonë kishte peshë. Se dikush kishte ardhur posaçërisht për ta”, shprehet deputetja Mila. Prezenca, koha e kaluar së bashku me të rinjtë në këto familje nuk sollën vetëm atmosferën e fundvitit, por rikthyen ndjesinë e të kujtuarit për këdo. “Ata kanë nevojë më shumë për prezencë sesa për dhurata. Për kohë. Për vëmendje. Këto ditë më mësuan se festa e vërtetë nuk është kalendari, as dritat, as zhurma. Festa është prania. Është koha që i fal dikujt. Është dashuria që nuk pret asgjë mbrapsht. Këto përqafime do të më shoqërojnë shumë gjatë” shkruan më tej deputetja e cila ka mbështetur idenë dhe realizimin e kësaj ideje.