Pikat kryesore
- Poezia ndryshe e Agron Gjekmarkajt për politikanët: Këto që them s’janë gjepura!
- Kto që them s’janë gjepura Tabiri plot lepura, Të merr malli për një ka Qe leron e kurrë nuk bzâ!
- Sara Mila, Mila Sara Thotë bëj vetëm përpara Veç po hyri, shuhet gara Derdhen votat neper ara!
“Kronikë e gurrë në vargje për këta të uruar kolegë”! Poezia ndryshe e Agron Gjekmarkajt për politikanët: Këto që them s’janë gjepura! Kto që them s’janë gjepura Tabiri plot lepura, Të merr malli për një ka Qe leron e kurrë nuk bzâ! Sara Mila, Mila Sara Thotë bëj vetëm përpara Veç po hyri, shuhet gara Derdhen votat neper ara! Zeniqeja te vitrina Nën çatinë me llamarina Flet si shiu që rrjedh ndër vrima. Kiduina si rrëkeja, Nis e thurret meseleja Flet me heshtje, si Odiseja. I paemri deputet Thotë jam zot i vërtet Po as vetë nuk di se ç’flet. Një buçko nga Elbasani Thotë, do hidhem po më mbani Jam këngëtar Tafani. Bora tani është tjetër Thot jam deputete e vjetër E besoni, mor evletër? Vin Demo, si kasap Here shfryn here dihat Flet e vështron nga pas Kush ishte që mu qas? Kacamisri Piro Deng Ku je more pizeveng Që na mbahesh si levend? Mjekrrën ledhaton Sofjani Thotë, mbahuni, mos qani Se nga pas u vjen shejtani. Ja, në sallë po flet Tërmeja Në gënjej, më zëntë beja Me Babon, po na bie rrufeja. Delina, miq deputetë Thotë kam ardhur për yzmet Po çfarë bën, e di ajo vetë. Më i fort se veriu Furtuna Klevis Balliu Ju piu e zeza, ju piu. Po si shoku im Gjin Gjoni Nuk gjeni, ndaj mos kërkoni Më trim se Kollokotroni. Enno Bozdo shkencëtar Është gjithnjë në vend të parë Plot me sqimë, sqimatar. Bëj qejf o Ulëzi qafiri Sa pa ardhur Strazimiri I vogli, porsi floriri. Bardh Spahia kurrë nuk ngec Thot ç’asht mor ky Benet Bec Qymezit i thotë kotec. Rri mor Ardit Bido, rri Se po qe për histori Dimë ne më shumë se ty. Ivi Kaso thotë, qameti Ka ardh, po s’kupton mileti Në s’u ngrit, mirë e gjeti. Damo more palikar Prej kohesh je firar Ne qosh nuk ben osh! Dikur ishe balosh! Bela moj hollake Ç’qe kjo stine kaq tinzake Plot me halle prerje nafake!? *** Moj Etildë që na mungon Trishtimi po na pervelon S’ka njeri që s’të kërkon. Ku je mor Arben Pëllumbi Fama kurrë nuk të humbi Dhe pse s’dukesh asgjëkundi. Mungon një Lefter Gështenj’ Plot humor kur rrëfen Ish për Tabirin i denjë. Helidon more Bota Kjo politika është me rrota Qasu bre ndonjehere Mos na le me koke në derë! Lule, moj Klotilda Bushka Kurrë s’tu nda nga dora pushka Nuk u tunde, porsi mushka. Ju thashë Kreshnikun mbani Se mezi e ka vatani Ua mori Vjosa Osmani. Ah, more shoku Petro Centimetrin e bën metro Nuk bëre kurrë indietro. Mendjeshumi Fred Xhaferr Këshilla për Baken tjerr Herë me krip, herë me sheqer. Po ku je Ervin Salianji Lart e poshtë të dual nami Bej sherr e ndiz potere Na bëre zemrën levere! Nën hije mani në lëndinë Ismet Beqiri pi rakinë Per te gjithe ngre dolline Jemi dhe ne, si të vjetër Na takon, mor maluketër.