Pikat kryesore
- Policia e Tiranës zbuloi ditën e sotme një ambient në Tiranë që ishte përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.
- Ndërsa çmimi i diplomave të falsifikuara arrinin nga 600 euro deri në mbi 5 000 euro.
- Hetimi kishte nisur prej rreth 6 muajsh, pas një kallëzimi të një personi i cili pasi ka marrë një diplomë ku Tafa garantonte se ishin origjinale, i ka rezultuar e falsifikuar.
Policia e Tiranës zbuloi ditën e sotme një ambient në Tiranë që ishte përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale. Ndërsa çmimi i diplomave të falsifikuara arrinin nga 600 euro deri në mbi 5 000 euro. Hetimi kishte nisur prej rreth 6 muajsh, pas një kallëzimi të një personi i cili pasi ka marrë një diplomë ku Tafa garantonte se ishin origjinale, i ka rezultuar e falsifikuar. Vet Tafa ushtron prej shumë vitesh profesionin e mësuesit dhe ka bërë këtë skemë mashtrimi prej disa vitesh dhe ka dhënë dokumente arsimi thuajse nga të gjitha llojet e kërkesave. Grupi hetimit ka dyshime të forta për persona të tjerë të implikuar përfshi këtu edhe persona që ushtrojnë profesione si mësues kryesisht te zona e shkollës së bashkuar e shkolla e kuqe. Pritet deklarata e Tafës për zbardhjen e më shumë detajeve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Diploma dhe licenca profesionale të falsifikuara/ Zbulohet “laboratori” i dokumenteve në Tiranë, pranga 51-vjeçarit U vodhi çantat e dorës dy personave/ Shkodër, arrestohet i mituri Kërcënoi punonjësen me thikë dhe vodhi një shumë parash në dyqan/ Tiranë, arrestohet 42-vjeçari (Video)