Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër në lagjen Dardania të Prishtinës, te vendi ku ka rënë në krye polici Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij. Nga policia është bërë e ditur edhe se gjatë kësaj ceremonie do të bëhet vendosja e gurthemelit të memorialit i cili do të ndërtohet si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën e tij. Nesër, më 30.08.2025, duke filluar nga ora 10:00, në lagjen Dardania të Prishtinës, tek vendi ku ka rënë në krye të detyrës zyrtari policor Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij. Gjatë kësaj ceremonie po ashtu do të bëhet edhe vendosja e gurthemelit të memorialit i cili do të ndërtohet si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën e tij dhe për sakrificën e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, përfshirë: kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë z. Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha si dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës. Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni të homazheve. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të
Nesër vendoset gurthemeli i memorialit për Triumf Rizën – Policia bën homazhe në Dardani