Skandali me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Arrestohet kuzhinieri dhe…

Skandali me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Arrestohet kuzhinieri dhe…

Pikat kryesore

  • Policia ka arrestuar dy persona dhe ka një tjetër në kërkim, lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.
  • Sipas burimeve, në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që furnizonte studentët me ushqim në tre vakte gjatë ditës.
  • Ndërkohë, administratorja e kompanisë është në kërkim nga policia.

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka një tjetër në kërkim, lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë. Sipas burimeve, në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që furnizonte studentët me ushqim në tre vakte gjatë ditës. Ndërkohë, administratorja e kompanisë është në kërkim nga policia. Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota dhe për të zbuluar shkakun konkret të helmimit masiv që preku dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë.

Lini një Përgjigje