Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

Pikat kryesore

  • Ted Turner, themeluesi i CNN dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e mediave moderne, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 87-vjeçare.
  • Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Turner Enterprises.
  • I lindur në Ohio dhe i vendosur në Atlanta, Turner u bë i njohur si një sipërmarrës vizionar që revolucionarizoi lajmet televizive duke krijuar rrjetin e parë 24-orësh të lajmeve në botë.

Ted Turner, themeluesi i CNN dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e mediave moderne, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Turner Enterprises. I lindur në Ohio dhe i vendosur në Atlanta, Turner u bë i njohur si një sipërmarrës vizionar që revolucionarizoi lajmet televizive duke krijuar rrjetin e parë 24-orësh të lajmeve në botë. Për shkak të stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të guximshëm, ai fitoi nofkën “The Mouth of the South”. Gjatë karrierës së tij, Turner ndërtoi një perandori mediatike që përfshinte super-stacionin e parë kabllor, si dhe kanale të njohura për filma dhe filma vizatimorë. Ai ishte gjithashtu pronar i ekipeve sportive si Atlanta Braves. Përtej biznesit, Turner ishte i njohur edhe si filantrop dhe aktivist ndërkombëtar. Ai themeloi United Nations Foundation, kontribuoi në nisma për eliminimin e armëve bërthamore dhe u angazhua fort për mbrojtjen e mjedisit. Ai luajti një rol të rëndësishëm edhe në rikthimin e bizonëve në perëndimin amerikan dhe krijoi serialin edukativ Captain Planet and the Planeteers për ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi çështjet mjedisore. Vizioni i tij për të transmetuar lajme në kohë reale, 24 orë në ditë, e bëri atë një figurë kyçe në industrinë globale të medias. Në vitin 1991, ai u “Njeriu i Vitit” nga Time për ndikimin e tij në mënyrën si njerëzit përjetojnë ngjarjet botërore. Turner më vonë shiti rrjetet e tij te Time Warner, por vazhdoi ta konsiderojë CNN si arritjen më të madhe të jetës së tij. Në vitin 2018, ai bëri publike se vuante nga Lewy body dementia, një sëmundje progresive e trurit. Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për një formë të lehtë të pneumonia, nga e cila u rikuperua më pas në një qendër rehabilitimi. Ted Turner lë pas pesë fëmijë, 14 nipër e mbesa dhe dy stërnipër, ndërsa trashëgimia e tij mbetet një nga më të mëdhatë në historinë e medias globale.

Lini një Përgjigje