Pikat kryesore
- Deputetja Jorida Tabaku, para se të hynte në Kuvend, tha për gazetarët se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian adresoi shqetësimet e ngritura nga opozita.
- Ajo tha se raporti përmendte si shqetësim serio korrupsionin në nivele të larta, ndërsa shtoi se adresohej qartë edhe rasti i imunitetit të Belinda Ballukut pasi socialistët e mbrojtën.
- Gjithashtu, Tabaku shtoi se rekomandimet e adresuara në këtë raport duhet të shihen nga qeveria si një plan pune për të vijuar në rrugën përpara drejt integrimit në BE.
Deputetja Jorida Tabaku, para se të hynte në Kuvend, tha për gazetarët se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian adresoi shqetësimet e ngritura nga opozita. Ajo tha se raporti përmendte si shqetësim serio korrupsionin në nivele të larta, ndërsa shtoi se adresohej qartë edhe rasti i imunitetit të Belinda Ballukut pasi socialistët e mbrojtën. Gjithashtu, Tabaku shtoi se rekomandimet e adresuara në këtë raport duhet të shihen nga qeveria si një plan pune për të vijuar në rrugën përpara drejt integrimit në BE. “Elementi i parë lidhet me zgjedhjet dhe sic citohet në raport të gjitha shqetësimet e OSBE ODIHR gjejnë vend edhe aty dhe bëjnë thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale me përfshirjen e opoitës. Së dyti, ngre shqetëimse serioze për luftën kundër korurpsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatat, dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e cështjes së imunitetit me përparësi duke iu referuar rastit të ish zv kryeministres ka një pjesë të gjerë edhe për lirinë e medias, për sulmet ndaj gaztearëve dhe paditë strategjike. Flet për rolin e parlamentit, për faktin se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij dhe hapësirën e opozitës” , tha Tabaku.