26-vjetori i Policisë së Kosovës, mbahen gara të gjuajtjes me armë zjarri në poligon të hapur

Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar garat në gjuajtje me armë zjarri, në poligonin e hapur në Cërnushë të Mitrovicës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo ishte në kuadër të aktiviteteve sportive të planifikuara me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës. Në këto gara pjesëmarrës ishin tetë ekipe policore nga departamente dhe drejtoritë të ndryshme, të përfaqësuara me nga tre garues. Policia thekson se garat u zhvilluan në disiplinat ekipore dhe individuale, duke pasqyruar nivel të lartë profesional, disiplinë dhe frymë sportive. “Vendi i parë është për Departamentin e Njësive Speciale, vendi i dytë është i Drejtorisë Rajonale Pejë dhe vendi i tretë i takon Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (DNJNSH)”, thuhet në njoftim në pjesën e rezultateve grupore. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje