Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e…

Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e…

Pikat kryesore

  • Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dënuar ashpër dhunën në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
  • Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar protestën e sotme si një përpjekje të militantëve për të vrarë efektivët e Policisë së Shtetit.
  • Duke kërkuar që ‘kjo përpjekje për të vrarë’ të mos falet, Braçe ka shtuar se ky model protestash nuk është më i mbrojtur nga ligji.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dënuar ashpër dhunën në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar protestën e sotme si një përpjekje të militantëve për të vrarë efektivët e Policisë së Shtetit. Duke kërkuar që ‘kjo përpjekje për të vrarë’ të mos falet, Braçe ka shtuar se ky model protestash nuk është më i mbrojtur nga ligji. Tirana sot, oborri i Kuvendit te Republikes; Kjo nuk eshte me proteste-e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji; Keta nuk jane me protestues-ne te drejten e tyre dhe te mbrojtur nga ligji; Kjo eshte perpjekje per te vrare sherbyes te shtetit-police te shtetit ne detyre! Shihini pamjet! me prove se kaq nuk ka! Nese policia dhe drejtesia e fal kete perpjekje per te vrare-sic eshte toleruar cdo here ne 12 vite, atehere kjo eshte tradheti shume e madhe ndaj atyre burrave e grave te ndershem qe po mbrojne shtetin, shtetin e shqiptareve, as te partive e as te politikaneve!!

Lini një Përgjigje