Pikat kryesore
- Analisti politik Arben Meçe, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, komentoi mbi procesin gjyqësor që ka nisur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit Olsi Dado.
- Ai theksoi se nuk është vendi i debateve publike apo i studio-ve televizive për të vendosur mbi këtë çështje, por vetëm gjykata.
- Veliaj është në dijeni të një fakti dhe mënyra më normale që mund të ekzistojë në shtetin ligjor është t’i drejtohet shtetit të drejtësisë.
Analisti politik Arben Meçe, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, komentoi mbi procesin gjyqësor që ka nisur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit Olsi Dado. Ai theksoi se nuk është vendi i debateve publike apo i studio-ve televizive për të vendosur mbi këtë çështje, por vetëm gjykata. “ Ajo që unë mund të them është fakti që z. Veliaj është në dijeni të një fakti dhe mënyra më normale që mund të ekzistojë në shtetin ligjor është t’i drejtohet shtetit të drejtësisë. Ne nuk mund të marrim përsipër të themi nëse janë plotësuar apo jo kushtet për z. Dado, sepse avokati i z. Veliaj ia ka drejtuar gjykatës,” u shpreh Meçe. Sipas tij, procesi është krejtësisht normal, pasi çdo gjyq nis me legjitimitet, me fazën parapërgatitore dhe më pas me shqyrtimin në themel. “ Sot dimë që z. Veliaj i është drejtuar gjykatës për një fakt të njohur dhe kjo nuk ka rëndësi kur e mori vesh këtë fakt. Rëndësi ka që nëse është e vërtetë, fakti duhet të vërtetohet nga gjykata ,” tha Meçe. Analisti theksoi se nëse gjykata vërteton pretendimet e Veliajt, atëherë prokurori Olsi Dado duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë. “ Nëse gjykata vërteton që fakti është i vërtetë, Olsi Dado duhet të lërë sistemin. E kundërta ndodh nëse nuk vërtetohet, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe kjo është procedurë krejtësisht normale ,” përfundoi Meçe.