Pikat kryesore
- Nën akuzë për aferën 210 mln euro/ Kushtetuesja pezullon masën e GJKKO për Ballukun, në 22 janar do të mbahet seancë publike për ankimin e Ramës.
- Në fuqi bllokimi i pasaportës Gjykata Kushtetuese vendos të rikthejë në detyrë Belinda Ballukun, duke rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO dhe pranimin e ankimit të kryeministrit Edi Rama.
- Belinda Balluku rikthehet në detyrë si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në datën 22 janar 2026, kur edhe do të zhvillohet seanca publike në Gjykatën Kushtetuese.
Nën akuzë për aferën 210 mln euro/ Kushtetuesja pezullon masën e GJKKO për Ballukun, në 22 janar do të mbahet seancë publike për ankimin e Ramës. Në fuqi bllokimi i pasaportës Gjykata Kushtetuese vendos të rikthejë në detyrë Belinda Ballukun, duke rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO dhe pranimin e ankimit të kryeministrit Edi Rama. Belinda Balluku rikthehet në detyrë si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në datën 22 janar 2026, kur edhe do të zhvillohet seanca publike në Gjykatën Kushtetuese. “Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 27, pika 3, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit në rast se pranohet kërkesa për pezullim, data e seancës plenare caktohet në datën më të afërt të mundshme, duke respektuar afatet procedurale të zbatueshme, ka caktuar seancën plenare publike në datën 22.01.2026, ora 10:00. Në këtë seancë, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në themel ankimin e Ramës dhe masa e pezullimit për Belinda Ballukun mund të rikthehet. Nga ana tjetër, bllokimi i pasaportës për zv/kryeministren Belinda Balluku mbetet në fuqi. Asaj i ndalohet dalja jashtë vendit përsa kohë do të jetë nën hetim dhe me statusin e të pandehurës nga SPAK.