Pikat kryesore
- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë në kërkim një shtetas 24-vjeçar, i dyshuar për një rast dhune fizike të ndodhur në qytetin e Vlorës.
- M., 24 vjeç, banues në Himarë, i cili më datë 24.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht me grushte shtetasin A.
- Si pasojë e dhunës, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë në kërkim një shtetas 24-vjeçar, i dyshuar për një rast dhune fizike të ndodhur në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim është shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Himarë, i cili më datë 24.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht me grushte shtetasin A. B., 62 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e dhunës, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.