Pikat kryesore
- Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg, për ish-ministrin Arben Malaj është i drejtë dhe do të ulë kostot për shtetin.
- Malaj tha gjithashtu se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’.
- “Jurisprudenca duhet të ketë në thelbin e saj ndjesi njerëzore.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg, për ish-ministrin Arben Malaj është i drejtë dhe do të ulë kostot për shtetin. Komentet Malaj i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se mbajtja në qeli e personave pa prova apo pa një vendim të formës së prerë, krijon kosto të trefishta, për personin që arrestohet, për familjen e tij dhe për buxhetin e shtetit. Malaj tha gjithashtu se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’. “Jurisprudenca duhet të ketë në thelbin e saj ndjesi njerëzore. Kjo do të ketë vlerë nëse trajtohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pavarësisht se e mori atë presionin nga debatet e mëdha politike, kur unë prap jam me idenë që edhe për ta, edhe për Metën, edhe për Veliajn, edhe për Berishën, mund të prezumohej pafajësia dhe mund të ishin me arrest me burg, Kur ne mbajnë në burg një njeri për drita, ujë, shkelje, krijomë kosto të trefishtë, e para personi që arrestohet, e dyta familjet që duhet ti mbajnë në burg dhe e treta problemi i buxhetit të shtetit. Mbështes, është një gjë që duhet ta bëjmë pjesë të kulturës tonë. Më mirë hap një shkollë e mbyll një burg”, tha mes të tjerash Malaj. Më tej Malaj tha se kudo në botë politikanët nuk merren dhe burgosen menjëherë, por gjithçka vjen pas një procesi të gjatë. Sipas Malajt, nuk është agresiviteti i dënimit me burg ai që do të luftojë korrupsionin apo kapjen e shtetit, por ngritja e një sistemi funksional të shtetit ligjor. “Ajo që ndodh në ndryshimet në kodin penal dhe do reduktohet numri i të arrestuarve a është pozitive për vendin tonë, apo negative? Pavarësisht se politikanë. Në botë nuk i merr njeri t’i burgosë menjëherë dhe pastaj t’i bëjë fajtorë. Netanyahu ka kaq kohë, Andreoti kishte aq kohë. Duhet të ndërgjegjësohemi, nuk është agresiviteti i dënimit me burg ai që do luftojë korrupsionin apo kapjen e shtetit. Është ngritja e sistemit të funksionimit të shtetit ligjor, që minimizon ato fenomene që ne jemi kaq të shqetësuar”, vijoi më tej Malaj.