Pikat kryesore
- TIRANË- Gjykata e Lartë vendos rishikimin e praktikës unifikuese të vitit 2011 për vendosjen e arrestit në burg.
- Sipas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara, paraburgimi ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme.
- Kufizimi më i rëndë i lirisë personale duhet të jetë i arsyetuar për çdo rast dhe i mbështetur me prova pse duhet paraburgimi dhe jo masë alternative.
TIRANË- Gjykata e Lartë vendos rishikimin e praktikës unifikuese të vitit 2011 për vendosjen e arrestit në burg. Sipas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara, paraburgimi ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Kufizimi më i rëndë i lirisë personale duhet të jetë i arsyetuar për çdo rast dhe i mbështetur me prova pse duhet paraburgimi dhe jo masë alternative. Sipas vendimit, është përgjegjësi konkrete e prokurorisë për të justifikuar nevojën e arrestit në burg. Avokati Ili Gërdupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se pas ndryshimit të praktikës, Gjykata do duhet të argumentojë qartësisht miratimin e një mase dhe nuk mund të caktojë një masë më të ashpër nga ajo që kërkon prokuroria. Ai theksoi se mbi 60% e personave që janë në burg, janë të paraburgosur dhe nuk ka një vendim Apeli, që konfirmon fajësinë apo pafajësinë e tij. “Jo të gjithë të paraburgosurit paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Gjykata duhet të vlerësojnë të gjitha masat e tjera. 61% e personave që ndodhen në burg janë të paraburgosur, kjo tregon tendencë për të kërkuar masa sigurimi, të cilat janë sa më të ashpra. Këto janë statistika, që e tregojnë këtë. Gjykata nuk ka të drejtë të vendosë një masë, që është më e rëndë nga ajo që kërkon prokurori. Përveç ato raste për të ruajturës shoqërisë dhe hetimet, në raste të tjera sjellin vetëm dëme. Shumica e personave e konsumojnë dënimin me masën e arrestit me burg. Ka patur raste edhe të pafajshëm dhe me dënim të kryer. Gjykata është e detyruar ta respektojë këtë vendim unifikues. Kur jep masën e sigurisë, minimalisht Gjykata duhet ta arsyetojë këtë”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Arratisja e Altin Ndocit/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, kemi të bëjmë me rastin e… Salianji: Shabanin ia dhamë vetë Ramës. Berisha mos bëjë viktimën, ai i largon të vetët Avokati mbetet nën arrest/ Gjykata e Posaçme la në fuqi masën arrest shtëpie për Besart Logun