Pikat kryesore
- Presidenti i Libanit, Joseph Aoun ka deklaruar se ende nuk është koha për një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
- Ai nënvizoi se një takim i tillë duhet të paraprihet nga një marrëveshje e qartë sigurie.
- Sipas një deklarate nga presidenca libaneze, Aoun theksoi se “momenti nuk është i përshtatshëm”, pavarësisht presionit të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e një takimi të tillë.
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun ka deklaruar se ende nuk është koha për një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai nënvizoi se një takim i tillë duhet të paraprihet nga një marrëveshje e qartë sigurie. Sipas një deklarate nga presidenca libaneze, Aoun theksoi se “momenti nuk është i përshtatshëm”, pavarësisht presionit të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e një takimi të tillë. Gjithashtu nënvizoi se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje sigurie dhe ndalimi i asaj që e cilësoi si “agresion izraelit” kundër Libanit. Qëndrimi i Aoun vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare synojnë uljen e përshkallëzimit dhe rikthimin e dialogut mes palëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani kryen sulme me dron, zjarr në një objekt nafte në Oman Alarm për kërcënim me raketa në Dubai, qytetarët marrin njoftim urgjente sigurie Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit