Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u trajtuan disa çështje me rëndësi për anëtarësinë dhe arsimin në vend. Një nga temat kryesore ishte mungesa e teksteve shkollore, problem që po përsëritet edhe këtë vit. Kryetarët e niveleve komunale raportuan se situata është më e theksuar te klasat VI–IX, ku ka mungesë të librave për shkak të dallimeve në numrin e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tekstet e dorëzuara janë shpesh të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme. Nëse nuk do të ketë gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, SBASHK-u tha se do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme. “Gjithashtu, Këshilli Drejtues mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor. Në fund të mbledhjes, u trajtuan edhe tema të tjera që ndërlidhen me organizimin dhe funksionimin e sindikatës”./Express/ Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë Inteligjenca artificiale ushqen narrativë nacionaliste për statusin e Kosovës Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës “S’ka më hamendje a me dalë me ecë”, Përparim Rama thotë se cilësia ajrit do të matet në kohë reale Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathjet cilësore për verë e dimër

Lini një Përgjigje