Modriç, në “klubin e legjendave”/ Kapiteni i Kroacisë arrin shifrën jubilare 200 ndeshje…

Modriç, në “klubin e legjendave”/ Kapiteni i Kroacisë arrin shifrën jubilare 200 ndeshje…

Pikat kryesore

  • Momentin më të madh me fanelën me kuadrata e pati 8 vjet më parë.
  • Luka Modriç arriti atëherë finalen e Kupës së Botës, në Rusi në 2018, dhe doli i humbur nga fusha e stadiumit “Luzhniki” të Moskës pas disfatës me Francën.
  • Sot, ky Luka Modriç arriti 200 ndeshje me kombëtaren, e ndoshta është në ato që quhen “metrat” e fundit.

Momentin më të madh me fanelën me kuadrata e pati 8 vjet më parë. Luka Modriç arriti atëherë finalen e Kupës së Botës, në Rusi në 2018, dhe doli i humbur nga fusha e stadiumit “Luzhniki” të Moskës pas disfatës me Francën. Për kapitenin e një vendi të vogël ballkanas, me 4 milionë banorë apo edhe më pak, suksesi ishte i bujshëm duke lënë pas legjendat e vjetra të 1998-ës si Boban, Shuket, Prosineçki me shokë që dolën në vend të tretë në Botërorin francez. Sot, ky Luka Modriç arriti 200 ndeshje me kombëtaren, e ndoshta është në ato që quhen “metrat” e fundit. “Guri kilometrik”, siç mund ta quajmë, apo shifra jubilare, qëlloi të mbërrihej në duelin e dytë në grup, atë që Kroacia e fitoi 1-0 ndaj Panamasë, në Toronto në prani të mbi 43 000 spektatorëve. Pra, ishte jubilar I kremtuar siç duhet, dhe Modriç është për momentin I katërti futbollist për të gjitha kohët për numrin e ndeshjeve me ekipin përfaqësues. Në vend të parë mbetet I paarritshmi Kristiano Ronaldo, që është gjithashtu në Botëror me 230 paraqitje, i dyti është Bader Al Mutaua I Kuvajtit me 202, e që do të mbetet prapa, ndërsa Mesi ka 201 e Modriç 200. Mesfushori 40-vjeçar kroat, njëri nga lojtarët me më shumë trofe në histori, është pra në shoqëri me legjendat./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump merr “skenën” e Botërorit/ Presidenti amerikan do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës Kualifikohet Kolumbia/ Amerikano-latinët në turin e dytë të Botërorit, 1-0 Kongos “Hakmarrja” e Cristiano Ronaldo/ CR7 nuk përmbahet pas rekordeve, me “taka lart” ndaj kritikave

Lini një Përgjigje