Messi, një ditëlindje “Botërore”/ Legjenda mbush 39 vjeç, ndërsa luan sërish për titull…

Messi, një ditëlindje “Botërore”/ Legjenda mbush 39 vjeç, ndërsa luan sërish për titull…

Pikat kryesore

  • Kremtimi nuk mund të jetë i plotë, sepse është në orar pune.
  • Lionel Mesit i qëllon shpesh që ditëlindjen ta festojë në fazat finale të kupave të botës apo të Kupës së Kombeve të Amerikës së Jugut, dhe këtë herë nuk mund të kishte përjashtim.
  • Legjenda më e madhe e futbollit e shekullit të 21-të, e ndoshta e të gjitha kohëve, feston ditëlindjen e 39-të pikërisht këtë të mërkurë, ndërsa ndodhet I grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës.

Kremtimi nuk mund të jetë i plotë, sepse është në orar pune. Lionel Mesit i qëllon shpesh që ditëlindjen ta festojë në fazat finale të kupave të botës apo të Kupës së Kombeve të Amerikës së Jugut, dhe këtë herë nuk mund të kishte përjashtim. Legjenda më e madhe e futbollit e shekullit të 21-të, e ndoshta e të gjitha kohëve, feston ditëlindjen e 39-të pikërisht këtë të mërkurë, ndërsa ndodhet I grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës. Shokët e tij dhe familja ia kanë fikur sërish qirinjtë dhe ia kanë kënduar këngën e njohur të këtyre rasteve, edhe pse vëmendja nuk mund të jetë aspak te ky gëzim. Mesi është në misionin për të fituar sërish Kupën e Botës, ashtu siç bëri 4 vjet më parë në Katar, ndonëse atëherë qëlloi në dhjetor, në dimër, jo në verë si tani. Kapiteni I Argjentinës po shkëlqen fort edhe në këtë Botëror. Ai u bë rekordmeni i të gjitha kohëve për golat e shënuar në këta turne, me 18, dy më shumë sesa rekordmeni i vjetër Miroslav Klose i Gjermanisë. Po ashtu, është në vendin e parë në garën për Këpucën e Artë këtë vit, me 5 rrjeta, ndaj 4 të Kilian Mbapesë dhe po 4 të Erling Halandit. Mesi do të synojë trofeun e fundit me kombëtaren, dhe nëse do t’ia dilte, do të ishte I 46-ti në karrierën e tij të lavdishme, më shumë se cilido lojtar në histori deri tani. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Modriç, në “klubin e legjendave”/ Kapiteni i Kroacisë arrin shifrën jubilare 200 ndeshje me kombëtaren Trump merr “skenën” e Botërorit/ Presidenti amerikan do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës Kualifikohet Kolumbia/ Amerikano-latinët në turin e dytë të Botërorit, 1-0 Kongos

Lini një Përgjigje