Forcohen rregullat për sigurinë kibernetike, ngrihen grupe të specializuara në përgjigje…

Forcohen rregullat për sigurinë kibernetike, ngrihen grupe të specializuara në përgjigje…

Pikat kryesore

  • Siguria kibernetike në Shqipëri do të vlerësohet tashmë si një element me rëndësi për sigurinë Kombëtare.
  • Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për sigurinë kibernetike”, duke synuar forcimin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe rritjen e kapaciteteve kombëtare për përballimin e sulmeve kibernetike.
  • Nëse këto masa nuk zbatohen parashikohen penalitete dhe gjoba deri në 10 milionë lekë për subjektet që nuk përmbushin detyrimet ligjore ose nuk zbatojnë masat e sigurisë së kërkuara.

Siguria kibernetike në Shqipëri do të vlerësohet tashmë si një element me rëndësi për sigurinë Kombëtare. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për sigurinë kibernetike”, duke synuar forcimin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe rritjen e kapaciteteve kombëtare për përballimin e sulmeve kibernetike. Projektligji zgjeron kompetencat e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i cili do të ketë rol më të madh në koordinimin e reagimit ndaj incidenteve, organizimin e trajnimeve për institucionet shtetërore dhe autorizimin e organeve të certifikimit në fushën e sigurisë kibernetike. Një nga risitë kryesore është detyrimi për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme që të vetëdeklarojnë masat e sigurisë kibernetike që zbatojnë, si dhe të raportojnë administrimin e sistemeve të tyre të informacionit. Në draft parashikohet ndër të tjera edhe krijimi i Grupit Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike, ku do të marrin pjesë AKSK, Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ndryshimet në draft forcojnë edhe masat detyruese për operatorët e infrastrukturave kritike, të cilët do të duhet të zbatojnë masat teknike të komunikuara nga Autoriteti për bllokimin, filtrimin dhe neutralizimin e kërcënimeve kibernetike. Nëse këto masa nuk zbatohen parashikohen penalitete dhe gjoba deri në 10 milionë lekë për subjektet që nuk përmbushin detyrimet ligjore ose nuk zbatojnë masat e sigurisë së kërkuara. Sipas draftit, ndryshimet synojnë rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në vend dhe forcimin e mbrojtjes së shërbimeve publike e private që mbështeten në sistemet e informacionit. Sipas relacionit, zbatimi i projektligjit do të ketë edhe kosto financiare për buxhetin e shtetit, të lidhura kryesisht me personelin e specializuar dhe funksionimin e strukturave të reja. Efekti vlerësohet në 350–450 milionë lekë në vit, ndërsa për fazën fillestare gjatë vitit 2026 parashikohet një kosto prej 120–150 milionë lekësh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump godet Iranin/ Sulme bazave ushtarake, Teherani përgjigjet në Gjirin Persik Shqipëria, rritet siguria kibernetike/ Raporti: E nënta në botë, ngjitet 6 vende krahasuar me 2025 Rikthimi i monopatinave/ Të rinjtë protestë para Ministrisë së Brendshme

Lini një Përgjigje