Debat i ashpër në Këshillin Bashkiak të Tiranës për protestën e flamingove, nxirret nga…

Debat i ashpër në Këshillin Bashkiak të Tiranës për protestën e flamingove, nxirret nga…

Pikat kryesore

  • Protesta e flamingove, e cila prej tre javësh po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u bë pjesë edhe e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
  • Përfaqësues të opozitës kërkuan që kjo çështje të trajtohej gjatë mbledhjes.
  • Gjatë debatit, anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”, Mirela Ruko, pati një përplasje me kryebashkiaken në detyrë të Tiranës, Anuela Ristani.

Protesta e flamingove, e cila prej tre javësh po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u bë pjesë edhe e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përfaqësues të opozitës kërkuan që kjo çështje të trajtohej gjatë mbledhjes. Gjatë debatit, anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”, Mirela Ruko, pati një përplasje me kryebashkiaken në detyrë të Tiranës, Anuela Ristani. “Do doja që pjesë e rendit të ditës sot të jenë dhe protesta, të diskutojmë cilat janë shqetësimet e tyre… ka lidhje me ju njerëz që nuk e di nëse jetoni në këtë qytet, që është kthyer në shtëpinë e kukullave të arkitektëve që na kanë shkatërruar komplet mënyrën si jetojmë. Nëse nuk e ke dijeni pse dalin njerëzit në protestë më lejo të të informoj. Pse keni frikë të diskutoni për çështje të cilat shqetësojnë banorët e Tiranës. Zoti Muharremi kur diskutohen çështje të rëndësishme ju shkoni në tualet…”, u shpreh ajo. Për disa minuta, Ruko e ndërpreu vijimin normal të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Pas disa vërejtjeve nga drejtuesja e seancës, ajo u përjashtua nga salla. Më pas, mbledhja vijoi me shqyrtimin e rendit të ditës dhe në përfundim u miratuan të gjitha projektvendimet.

Lini një Përgjigje