Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

Pikat kryesore

  • Gentjan Berberi, Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor.
  • Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës pak dite me pare për shkak të performancës së dobët.
  • Pas largimit nga detyra, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës.

Gentjan Berberi, Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor. Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës pak dite me pare për shkak të performancës së dobët. Pas largimit nga detyra, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës. Burime thane se këtë të enjte Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes së tij në detyrë. Pas incidentit, Drejtori Skënder Hita, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur nga tërmeti në Venezuelë Ali Ahmeti: Protesta, kundër Shqipërisë/ “Qëllime dashakeqe nga Greqia e Serbia, godasin turizmin” Arbëreshët në dasmën e Dua Lipas/ Petta: ‘O yll i bukur!’ kënga që artistja zgjodhi për ceremoninë e saj

Lini një Përgjigje