Pikat kryesore
- Jose Mourinho ka deklaruar se do të angazhohet për ta ndihmuar Kylian Mbappen që të përmirësohet edhe më shumë si futbollist.
- Trajneri portugez tashmë ka marrë zyrtarisht drejtimin e Real Madridit dhe, në paraqitjen e tij të parë si teknik i madrilenëve, bëri të ditur se në këtë fazë fillestare po merret me vlerësimin e skuadrës.
- Është koha për të qëndruar i qetë, për të analizuar, komunikuar, bërë pyetje, dhënë përgjigje dhe për t’u angazhuar në një dialog të hapur dhe të ndershëm”.
Jose Mourinho ka deklaruar se do të angazhohet për ta ndihmuar Kylian Mbappen që të përmirësohet edhe më shumë si futbollist. Trajneri portugez tashmë ka marrë zyrtarisht drejtimin e Real Madridit dhe, në paraqitjen e tij të parë si teknik i madrilenëve, bëri të ditur se në këtë fazë fillestare po merret me vlerësimin e skuadrës. “Kjo nuk është koha për të folur. Është koha për të qëndruar i qetë, për të analizuar, komunikuar, bërë pyetje, dhënë përgjigje dhe për t’u angazhuar në një dialog të hapur dhe të ndershëm”. Ai theksoi se synimi i tij kryesor është të kontribuojë në zhvillimin e lojtarëve, të ekipit dhe të vetë klubit.