Pikat kryesore
- Gjatë vitit 2025, fermerët shqiptarë realizuan një prodhim bujqësor prej rreth 9,7 milionë tonësh.
- Të dhënat e INSTAT tregojnë se peshën kryesore e mbajtën perimet, të cilat arritën në 1.4 milionë tonë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 1,5 %.
- Në këtë grup kulturash, qarqet Fier, Tiranë dhe Berat kontribuojnë me afërsisht 62% të sasisë totale.
Gjatë vitit 2025, fermerët shqiptarë realizuan një prodhim bujqësor prej rreth 9,7 milionë tonësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se peshën kryesore e mbajtën perimet, të cilat arritën në 1.4 milionë tonë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 1,5 %. Në këtë grup kulturash, qarqet Fier, Tiranë dhe Berat kontribuojnë me afërsisht 62% të sasisë totale. Edhe drithërat zënë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, me një volum prej rreth 624 mijë tonësh. Sasinë më të madhe e ka prodhuar Qarku Fier me 144 mijë tonë, i ndjekur nga Elbasani dhe Korça. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, prodhimi i drithërave ka pësuar një rënie të ndjeshme me afro 25.9 mijë tonë. Në të njëjtën kohë, bimët medicinale kanë shënuar një rritje vjetore prej 10%, ndërsa prodhimi i patates ka rënë me 7 %. Për sa u përket pemëve frutore, gjatë 2025-s u prodhuan 253 mijë tonë fruta. Nivelet më të larta të prodhimit u regjistruan në Korçë, Elbasan dhe Fier. Ndërkaq, prodhimi i ullinjve për vitin 2025 arriti në 143.3 mijë tonë, duke shënuar një ulje prej 2,3 % në krahasim me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përbëjnë 83,2 % të prodhimit total të ullinjve në Shqipëri, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të kësaj kulture. Po ashtu, në vend u prodhuan edhe 60 mijë tone agrume, ku 60% e tyre vijnë vetëm nga qarku i Vlorës.