Mitaj mund ta braktisë Arabinë/ Al Ittihad po mendon për të transferuar futbollistin e…

Mitaj mund ta braktisë Arabinë/ Al Ittihad po mendon për të transferuar futbollistin e…

Pikat kryesore

  • Lajmet janë që Mario Mitaj mund të largohet nga Arabia Saudite madje që në janar.
  • Ky njoftim, që mund të cilësohet një “bombë e vërtetë”, jepet nga një gazetar saudit që komenton vendimin e drejtuesve të klubit të tij, Al Itihad.
  • Gazetari Mohamed Al Bakr njofton se kampionët saudite janë në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, ndonëse nuk jepet emri I klubit që e kërkon.

Nuk dihet nëse ka ndonjë prapavijë apo është e vërteta. Lajmet janë që Mario Mitaj mund të largohet nga Arabia Saudite madje që në janar. Ky njoftim, që mund të cilësohet një “bombë e vërtetë”, jepet nga një gazetar saudit që komenton vendimin e drejtuesve të klubit të tij, Al Itihad. Gazetari Mohamed Al Bakr njofton se kampionët saudite janë në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, ndonëse nuk jepet emri I klubit që e kërkon. Gazetari thekson se ky lajm nuk do t’u pëlqejë tifozëve, dhe duket I habitshëm sepse Mitaj është kthyer në një lojtar kyç të ekipit nga kryeqyteti Riad. Al Itihad ia bleu kartonin para një vit për rreth 4 milionë euro, ndërsa besohet se do të fitojë shumë më tepër në rast se mbrojtësi shqiptar largohet. Mitaj fitoi vjet titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, duke qenë ndër më të mirët, ndonëse pati dëmtim në fillim të vitit. Këtë edicion vazhdoi me të njëjtin ritëm, pavarësisht ndonjë problemi që u tha se kishte me kapitenin Karim Benzema. Në 2025-2026, mbrojtësi I majtë ka një gol e dy asistë në 16 ndeshje, aspak gjë e vogël për pozicionin e tij në fushë. Sezonin e kaluar pati gjithashtu një rrjetë e dy pasime për gol në 22 ndeshje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sylvinho, braziliani i vetëm në Botëror: Shorti me Poloninë i vështirë, bëjmë gjithçka për Shqipërinë Rekord pagesash në euro/ Vetëm në 11 muaj, më shumë se vitin e kaluar SHBA, ligj për Ballkanin/ Prezantohet në Kongres, synon forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit

Lini një Përgjigje