Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, është bërë emri i fundit që po lidhet me një kalim në Milan, me raportet nga Italia që sugjerojnë se ‘Rossonerët’ e kanë identifikuar anglezin si një alternativë potenciale nëse nuk arrijnë të përmbyllin marrëveshjen për Manuel Akanji.
Sipas raporteve të IlMilanista , Milan dëshiron ende t’i ofrojë trajnerit të ri Massimiliano Allegri përforcime në mbrojtje, pasi klubi po kërkon të riinvestojë fondet e marra nga shitja e Malick Thiaw për 40 milionë euro te Newcastle në Ligën Premier.
‘Rossonerët’ tashmë kanë nënshkruar me mbrojtësin e dikurshëm të Juventusit, Koni De Winter, por dëshirojnë t’i ofrojnë Allegri një mundësi tjetër.
Raportet nga Italia sugjerojnë se mbrojtësi i Cityt, Akanji, është ende zgjedhja kryesore e Allegri për fazën defanzive.
Mbrojtësi zviceran mund të luajë në disa role në mbrojtje dhe ka përvojë në nivele të larta.
Megjithatë, raportet e IlMilanista tregojnë se Gomez shihet si një profil shumë i ngjashëm me Akanji, me mbrojtësin anglez që mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në qendër të mbrojtjes dhe gjithashtu ka një përvoje në nivelin më të lartë.
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të