Pse Berisha i eliminoi të gjithë nga gara? Rada: Rebelimi i Spiropalit, si muhabetet e…

Pse Berisha i eliminoi të gjithë nga gara? Rada: Rebelimi i Spiropalit, si muhabetet e…

Pikat kryesore

  • “Ora e fundit” kishte të ftuar këtë mbrëmje gazetarin Ardit Rada, i cili komentoi aktualitetin politik në vend.
  • I pyetur nga studio në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demorkatike, ai u shpreh se largimi i Mereme Selës dhe të tjerëve ishte i pritshëm.
  • Sipas Radës, arsyeja lidhet me rezultatin, por edhe imazhin që i duhet Sali Berishë si i pazëvendësueshëm në PD.

“Ora e fundit” kishte të ftuar këtë mbrëmje gazetarin Ardit Rada, i cili komentoi aktualitetin politik në vend. I pyetur nga studio në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demorkatike, ai u shpreh se largimi i Mereme Selës dhe të tjerëve ishte i pritshëm. Sipas Radës, arsyeja lidhet me rezultatin, por edhe imazhin që i duhet Sali Berishë si i pazëvendësueshëm në PD. “Jua thashë dje kur po komunikonim se as Meremen s’do ta gjenim në fletën e votimit. është shumë e thjeshtë: Sali Berisha ka rezultatin më katastrofik në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe të parat të tijat si kryetar i PD, pas Bashës. Në këto momente që Berisha ka vendosur ta përdorë PD-në si mburojë, i duhet të justifikojë edhe pozicionin e tij. Salianji, Balliu, Meremja dhe kushdo tjetër pritej të mos ishin në fletën e votimimt. Së pari për t’i thënë atyrë që e besojnë se askush nuk i plotëson kriteret e Berishës. Dhe së dyti, Berisha nuk do ta ndajë rezultatin me askënd, sepse i faktorizon. I pyetur për rastin e përplasjes së Elisa Spiropalit në Grupin e PS me Ramën, Rada tha se ndodhemi para një situate surreale. “E gjitha ka nisur si muhabetet e Gaz Muçës dikur. “ça ke që qesh”. Pastaj Elisa e ka shtjelluar në Facebook përmes një reagimi ato që do donte të kishte thënë në Grup, por që s’kishte guximin t’i thoshte. Ose më saktë unë mendoj që difekti më i madh i Spiropalit është se nuk i artikulon dot më gojë ato që thotë me shkrim. A është Chat GPT që i kërkon ndihmë kur shkruan, apo këshilltarë të jashtëm? Kjo është puna e saj. Por stonon shumë në raport me Erion Braçen për shembull apo me Ben Blushin dikur, që të ‘thanin’ me gojë dhe me shkrim. Së dyti, unë nuk di çfarë kërkon zonja Spiropali. Ka kritika pse disa drejtorë janë bërë ministra? PS dhe Ramës në fund të katër vjeçarit i duhet rezultati i zgjedhjeve. Nëse Spiropali ka marrë më shumë vota se këta drejtorë në Vorë, Shkodër apo Kavajë ku ka qenë e deleguar atëherë tërhiqem unë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit Berisha e Topalli votuan kundër shkarkimit të Spiropalit/ Rada: Jo e rastësishme, tentojnë të krijojnë përçarje në PS Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

Lini një Përgjigje