Berisha, protestë e “lagur”/ Pjesëmarrje e ulët e demokratëve, molotovë drejt policisë

Berisha, protestë e “lagur”/ Pjesëmarrje e ulët e demokratëve, molotovë drejt policisë

Pikat kryesore

  • Protesta kombëtare e Berishës përfundoi në një foltore memece.
  • Pa fjalime, më pak demokratë, në mes të shiut, dhe i rrethuar në mes të Tiranës.
  • Nisi me paqe dhe dashuri, por skenari për të mbuluar pjesëmarrjen e pakët ishte kamufluar marshimi.

Shah mat në bulevard. Protesta kombëtare e Berishës përfundoi në një foltore memece. Pa fjalime, më pak demokratë, në mes të shiut, dhe i rrethuar në mes të Tiranës. Nisi me paqe dhe dashuri, por skenari për të mbuluar pjesëmarrjen e pakët ishte kamufluar marshimi. Megjithatë për të dytën herë, policia e shtetit me në krye Skender Hitajn neutralizuan grumbullin e protestuesve deri tek hotel Dajti, duke u bërë ballë si molotovëve dhe fishekzjarrëve. U lënduan disa policë, kurse uniformat blu vetëm lagen me ujë protestuesit, që në fakt, prej shiut, kishin me orë të lagur. Doktorit i mbeti vetëm një shteg për të dalë, selia blu. Aty pranoi se skenari i tij dështoi. “Na bllokuan marshimin paqësor nuk na futën në kurth, shkuam vetë te rrethimi. Megjithatë, beteja vazhdon. “Për jetë a vdekje herës tjetër. Protesta tjetër? Do shohim”, tha ai. Por mesazhi me i rëndësishëm që u dha sot, ishte nga demokratët. Në prag të rizgjedhjes së tij si kryetar, ata e braktisën aty ku atij i pëlqen më shumë, në shesh. Edhe simbolika e 8 majit ra. Raporti i PE ia rrezoi protestën doktorit, por si europianët edhe Putini nuk e kishte me qejf këtë vit të bënte paradë madhështore në Ditën e Fitores. Në këtë 8 maj, doktori ngeli vetëm, në fitoren e tij të hidhur, sepse hallin e madh nuk e ka zgjidhur, quhet Mereme, dhe në gjykate nuk i bëjnë më punë protestat, por drejtësia e tij e vjetër. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Berisha rrëzon “farsën” e vet/ Mahmutaj: Suksesi i Saliut është rrëmbimi i partisë nga Basha Berisha, “garë” me veten/ Referendumi për kryetar, PD i kërkon KQZ kuti dhe dhoma të fshehta Balla-Berishës: Sali në rezolutën e PE nuk u miratuan amendamentet e pista që nisët ju nga Tirana

Lini një Përgjigje