Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar për ngushëllime familjen Ramadani për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, veteranit të UÇK-së, Ilmi Ramadani.
Ai i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.
“Janë fort të rrallë veprimtarët e çështjes kombëtare që punuan, organizuan e luftuan kaq gjatë si Ilmi Ramadani dhe që kontribuuan, frymëzuan dhe inkurajuan kaq shumë të tjerët sikur ai.
Veprimtari i çështje kombëtare Ilmi Ramadani ndërroi jetë më 27 gusht 2025.
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të