Rivalë” në ekran por miq për kokë! Ermal Mamaqi, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu festojnë…

Rivalë” në ekran por miq për kokë! Ermal Mamaqi, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu festojnë…

Pikat kryesore

  • Sot, personazhet e njohura shqiptare, Ermal Mamaqi së bashku me partneren e tij Amarda Toska festojnë plot 22 vite shoqëri me moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.
  • Lajmi i bukur është konfirmuar përmes një postimi të bërë në rrjet nga vetë Ermal Mamaqi i cili ndau pamje nga festa e ngrohtë mes miqve.
  • Me kokteil, peshk dhe tortë, të rrethuar pranë zjarrit, Mamaqi, Osmani dhe Shehu festuan krah njerëzve të zemrës shoqërinë e tyre 22-vjeçare.

Sot, personazhet e njohura shqiptare, Ermal Mamaqi së bashku me partneren e tij Amarda Toska festojnë plot 22 vite shoqëri me moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu. Lajmi i bukur është konfirmuar përmes një postimi të bërë në rrjet nga vetë Ermal Mamaqi i cili ndau pamje nga festa e ngrohtë mes miqve. I pranishëm në këtë festë që u organizua për dhjetëra vite shoqëri mes treshes së preferuar të ekranit shqiptar, ishin dhe partnerët e tyre, Amarda Toska partnerja e Ermalit si dhe regjisori Eduart Grishaj, njëherazi partneri i Arbana Osmanit. Me kokteil, peshk dhe tortë, të rrethuar pranë zjarrit, Mamaqi, Osmani dhe Shehu festuan krah njerëzve të zemrës shoqërinë e tyre 22-vjeçare. Njerëz të shumënjohur të ekranit televiziv, pavarësisht se po zhvilllojnë karrierën e tyre në dy ekrane të ndryshme televizive, Ermal Mamaqi e Arbana OSmani aktualisht në “Vizion Plus” te formati “Ferma Vip 3”, ndërsa Xhemi Shehu në “Top Channel”, treshja dëshmoi sot se janë “shokë për kokë”.

Lini një Përgjigje