/ Plas sherri në Korçë mes demokratëve, përfshihet edhe deputeti Fidel Kreka

/ Plas sherri në Korçë mes demokratëve, përfshihet edhe deputeti Fidel Kreka

Pikat kryesore

  • Procesi i votimit është pezulluar dy herë gjatë zhvillimit të tij, pas raportimeve se disa persona janë paraqitur për të votuar pa qenë të përfshirë në listat e anëtarësisë ose pa dokumentacionin përkatës.
  • Kjo ka ndezur debate të forta mes palëve, me akuza për parregullsi dhe pretendime për lista të manipuluara.
  • Nga njëra anë, përfaqësuesi i procesit Ivi Kaso ka deklaruar se gjithçka lidhet me respektimin e rregullave dhe verifikimin e votuesve, duke theksuar se procedurat po ndiqen në mënyrë strikte.

Me debate dhe tensione është zhvilluar procesi i zgjedhjes së kreut të Partisë Demokratike në degën e Korçë, ku situata është përshkallëzuar deri në përfshirjen e figurave politike lokale, përfshirë edhe deputetin e zonës, Fidel Kreka. Procesi i votimit është pezulluar dy herë gjatë zhvillimit të tij, pas raportimeve se disa persona janë paraqitur për të votuar pa qenë të përfshirë në listat e anëtarësisë ose pa dokumentacionin përkatës. Kjo ka ndezur debate të forta mes palëve, me akuza për parregullsi dhe pretendime për lista të manipuluara. Nga njëra anë, përfaqësuesi i procesit Ivi Kaso ka deklaruar se gjithçka lidhet me respektimin e rregullave dhe verifikimin e votuesve, duke theksuar se procedurat po ndiqen në mënyrë strikte. Ndërsa nga ana tjetër, kandidati Harito Zoto ka kundërshtuar ashpër zhvillimet, duke pretenduar se një numër i konsiderueshëm anëtarësh janë lënë jashtë listave në mënyrë të padrejtë, çka sipas tij cenon integritetin e gjithë procesit zgjedhor. Lidhur me këto tensione ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji. Përpos pamjeve që ka postuar, Salianji ka përgëzuar demokratët e qytetin të Korçës duke theksuar se po kundërshtojnë regjimin “Rama-Berisha”. “Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë! Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama-Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit. Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren”, shkruan Salianji.

Lini një Përgjigje