Pikat kryesore
- Ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Metamorfoza”.
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të thirren 40 dëshmitarë në gjyq, sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci.
- Ata do pyeten për vrasjen e Gjin Ndojit dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi M.
Ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Metamorfoza”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të thirren 40 dëshmitarë në gjyq, sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci. Ata do pyeten për vrasjen e Gjin Ndojit dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi M. në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka pasur debate të forta mes avokatëve të biznesmenti Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të posaçëm. Shkak kanë qenë mospërputhjet e orareve të bisedave në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Ndojit në fusht të vitit 2020. Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se kjo ka ndodhur për shkak se orari i serverëve të Sky ECC nuk është i njëjtë me orën lokale. Shkak kanë qenë mospërputhjet e orareve të bisedave në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Ndojit në fusht të vitit 2020. Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se kjo ka ndodhur për shkak se orari i serverëve të Sky ECC nuk është i njëjtë me orën lokale. Ndërkohë avokati i Gjokës, Gurali Brahimllari është shprehur se procesverbali ndaj klientit të është spostuar dhe se “është manipulim” . Për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me përmbajtjen e provave, seanca u shty për një ditë tjetër. Në procesin “Metamorfoza” bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka po gjykohen edhe Behar Bajroviç dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm.