Metamorfoza”/ Jozi Kraja dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit

Metamorfoza”/ Jozi Kraja dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit

Pikat kryesore

  • Dëshmon në GJKKO Jozi Kraja, në procesin penal në ngarkim të shtetasve Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka.
  • Kraja ka dëshmuar para trupit gjykues për vrasjen e Gjin Ndojit.
  • Nuk jam pyetur ndonjëherë për këtë ngjarje dhe as nuk dua të pyetem.

Dëshmon në GJKKO Jozi Kraja, në procesin penal në ngarkim të shtetasve Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka. Kraja ka dëshmuar para trupit gjykues për vrasjen e Gjin Ndojit. “Gjin Ndoj e kam vëlla. Nuk kam dijeni fare për vrasjen e vëllait tim. Kam qenë në burg në Zvicër. Më kanë thënë që vëllai im ka vrarë veten. Më ka thënë nëna. Nuk jam pyetur ndonjëherë për këtë ngjarje dhe as nuk dua të pyetem. Kam qenë dhe vazhdoj të jem në burg”, ka thënë ai. Jozi Kraja u ekstradua në janar nga Zvicra drejt Shqipërisë. Ai dyshohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” në dëm të vëllezërve Valter e Durim Bami./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Metamorfoza”/ Angjelini “rrëzon” dëshminë e Jozi Krajës për vrasjen e Gjin Ndojit U ekstradua nga Dubai/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit Dosja ‘Metamorfoza’, avokatët e Pëllumb Gjokës kundërshtojnë kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve

Lini një Përgjigje