Meta: Jo kafaz qelqi / Kërkesë GJKKO: I paraburgosuri pranë avokatit, jo në kafaz

Meta: Jo kafaz qelqi / Kërkesë GJKKO: I paraburgosuri pranë avokatit, jo në kafaz

Pikat kryesore

  • Ish presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shq etësimin për mënyrën se si ai dhe të paraburgosur të tjerë trajtohen në sallën e gjyqit, duke u mbajtur të mbyllur në një kafaz qelqi.
  • Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Meta i është drejtuar Gjykatës së Posacme dhe për dijeni disa institucioneve të tjera, ku kërkon të qëndrojë në sallë pranë avokatit të tij dhe jo i izoluar në kafaz.
  • Në këtë dokument që abcneës ka siguruar, avokati Kujtim Cakrani kërkon që gjykata të konstatojë shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe konvencionale të të pandehurit si pasojë e vemdosjes së tij në kabinën e mbyllur.

Ish presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shq etësimin për mënyrën se si ai dhe të paraburgosur të tjerë trajtohen në sallën e gjyqit, duke u mbajtur të mbyllur në një kafaz qelqi. Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Meta i është drejtuar Gjykatës së Posacme dhe për dijeni disa institucioneve të tjera, ku kërkon të qëndrojë në sallë pranë avokatit të tij dhe jo i izoluar në kafaz. Sipas ish presidentit, mënyra se si ai trajtohet ai në gjykim, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkelje të nenit 30 të Kushtetutës së Shiperisë, prezumimin e pafajësisë, shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ si dhe të drejtën për mbrojtje efektive. Në këtë dokument që abcneës ka siguruar, avokati Kujtim Cakrani kërkon që gjykata të konstatojë shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe konvencionale të të pandehurit si pasojë e vemdosjes së tij në kabinën e mbyllur. Kërkohet nga gjykata antikorrupsion të ndërprihet në mënyrë të menjëhersh kjo praktikë dhe i pandehuri të qëndrojë pranë avokatit të tij, në përputhje me parimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtën për mbrojtje efektive. Kjo nuk është hera e parë që Ilir Meta i drejton një kërkesë të tillë GJKKO, por më herët gjykata e ka rrëzuar. Ish presidenti mbahet në qelinë e paraburgimit prej muajit tetor 2024 si i dyshuar për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie dhe pastrim parash. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ballkan Update me Habi Hoxha, (21/04/2026) Ligj i ri në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla Kriza e karburantit kërcënon fluturimet, BE plane për rezerva dhe blerje të përbashkëta

Lini një Përgjigje