Pikat kryesore
- Kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi të mërkurën se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë europianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën, duke theksuar se çdo marrëveshje kërkon dakordësinë evropiane.
- Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlamentin gjerman, ai tha se europianët duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
- “Në këtë moment të fatkeq për Ukrainën, për Europën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu të bëj të qartë: çështjet evropiane mund të vendosen vetëm me dakordësinë e Evropës”, pohoi Merz.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi të mërkurën se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë europianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën, duke theksuar se çdo marrëveshje kërkon dakordësinë evropiane. Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlamentin gjerman, ai tha se europianët duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. “Në këtë moment të fatkeq për Ukrainën, për Europën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu të bëj të qartë: çështjet evropiane mund të vendosen vetëm me dakordësinë e Evropës”, pohoi Merz. “Europa nuk është një pion, por një aktor sovran që ndjek interesat dhe vlerat e saj. Dhe në të gjitha këto zhvillime, nuk duhet të harrojmë këtë: kjo luftë mund të përfundojë nesër nëse Rusia ndalon luftën e saj të paligjshme dhe tërheq trupat nga territori i huaj”, shtoi ai. Lideri konservator mirëpriti ndryshimet e bëra në planin fillestar me 28 pika të presidentit amerikan, Donald Trump pas bisedimeve midis delegacioneve të SHBA-së, Ukrainës dhe Evropës në Gjenevë të dielën. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! OKB: Gaza është e pabanueshme, një humnerë e krijuar nga njeriu Zjarri përfshin një pallat në Hong Kong/ Të paktën 13 të vdekur dhe 15 të plagosur