Pikat kryesore
- Anis Mehmeti vazhdon të rrisë vlerën e tij profesionale si futbollist profesionist, dhe këto ditë erdhi edhe shifra e re.
- Kartoni I yllit të kombëtares shqiptare vlen 15 milionë euro sipas agjencisë së specializuar “transfermarkt”.
- Kjo do të thotë rritje me 1 milionë euro që nga marsi I këtij viti, dhe besohet se përmirësimi më I fundit ka lidhje edhe me faktin se Mehmeti është tashmë në Premier Ligë, pra në elitën e Anglisë.
Është numri 1 dhe po I forcon pozitat. Anis Mehmeti vazhdon të rrisë vlerën e tij profesionale si futbollist profesionist, dhe këto ditë erdhi edhe shifra e re. Kartoni I yllit të kombëtares shqiptare vlen 15 milionë euro sipas agjencisë së specializuar “transfermarkt”. Kjo do të thotë rritje me 1 milionë euro që nga marsi I këtij viti, dhe besohet se përmirësimi më I fundit ka lidhje edhe me faktin se Mehmeti është tashmë në Premier Ligë, pra në elitën e Anglisë. Rritja e tij ka qenë meteorike siç thuhet, dhe e meriton plotësisht këtë krahasim. Kjo sepse në vetëm një vit e gjysmë, që nga dhjetori 2024 e deri sot, ai e ka 13-fishuar vlerën e kartonit. Në atë kohë, ishte vetëm 1.3 milionë euro. Ky edicion ishte padyshim shumë I mirë për shqiptarin e lindur në Angli. Ai luajti për Bristol Sitin dhe Ipsuiçin, duke arritur në 10 gola për të dy ekipet në kategorinë e dytë, si dhe krijoi jo pak, por 8 rrjeta të tjera. Sot, ai është lojtari me vlerën më të madhe të kartonit në kombëtare, I pesti më I shtrenjtë tek Ipsuiçi, dhe I 19-ti më I shtrenjtë në Championship. Rritje, ndonëse më modeste, pati kartoni I yllit tjetër kuqezi, Arbër Hoxha, që luan në Kroaci tek Dinamo. Ai sot vlen 3 milionë euro, rritje me gjysmë milioni euro në krahasim me dhjetorin e 2025-ës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mehmeti në elitën angleze/ Ylli kuqezi ngjitet në Premier, Ipsëich fiton 3-0 ndaj QPR