Pikat kryesore
- Për Mark Nikën, xhaxhain e Aleksa Nikës, i vrarë 15 vite më parë, kjo tregon një mungesë vullneti në Prokurorinë e Posaçme për të avancuar me hetimet dhe për të gjetur përgjegjësit.
- Qoftë edhe një rezolutë e miratuar në Kuvend, si thirrje për prokurorët e posaçëm për këtë krim të rëndë shtetëror do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, mësohet t’i ketë thënë Nika deputetit të PS.
- Sipas tij, nuk po zbatohen kërkesat e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë që e urdhëruar zbardhjen e rolit të zinxhirit komandues të gardës, përfshi ish-kryeministrin Berisha, në këto vrasje.
Kur kanë kaluar 2 vite e gjysmë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut dhe 2 vite nga Gjykata e Lartë, të cilat urdhëruan zbulimin e urdhëruesve të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në SPAK nuk ka ende një konkluzion të hetimeve. Për Mark Nikën, xhaxhain e Aleksa Nikës, i vrarë 15 vite më parë, kjo tregon një mungesë vullneti në Prokurorinë e Posaçme për të avancuar me hetimet dhe për të gjetur përgjegjësit. Kjo e ka detyruar të moshuarin të ngjitë këtë të enjte shkallët e sallës së seancave plenare për t’i dorëzuar një kërkesë kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.Burime bënë me dije se Mark Nika i ka kërkuar Ballës ndihmën e Kuvendit për të ndikuar në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Qoftë edhe një rezolutë e miratuar në Kuvend, si thirrje për prokurorët e posaçëm për këtë krim të rëndë shtetëror do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, mësohet t’i ketë thënë Nika deputetit të PS. Sipas tij, nuk po zbatohen kërkesat e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë që e urdhëruar zbardhjen e rolit të zinxhirit komandues të gardës, përfshi ish-kryeministrin Berisha, në këto vrasje. Kuvendi ka detyrimin të ndërhyjë mësohet të ketë thënë Mark Nika, edhe për faktin se është i vetmi institucion që mbikëqyr SPAK në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Tre javë me parë Mark Nika pati një takim edhe me kryeprokurorin e SPAK Klodian Braho, të cilët ia tha në zyrë se çështja është duke u zvarritur dhe se ende sot pas 15 vitesh nuk janë thërritur as për tu pyetur të gjithë personat që kanë dijeni. Procedimi penal për 21 janarin u regjistrua më 15 korrik 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe në zbatim të vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila më 14 nëntor 2023 konstatoi shkelje të rënda nga shteti shqiptar dhe kërkoi të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues që urdhëruan vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Që nga nisja e hetimeve, SPAK ka marrë në pyetje një sërë ish-zyrtarësh të lartë të shtetit që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes. Para prokurorëve janë paraqitur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili është marrë në pyetje me kërkesë të tij.