Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy…

Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy…

Pikat kryesore

  • Merr fund arratia e dy autorëve të kërkuar për plagosjen e një personi në Kamëz, ngjarje kjo e ndodhur më 3 prill.
  • Policia ka bërë me dije se një prej të arrestuarve, 45-vjeçari I.M., ka qenë i dënuar dhe më parë për armëmbajtje pa leje.
  • Dy autorët qëlluan me sende të forta për arsye të dobëta shtetasin A.

Merr fund arratia e dy autorëve të kërkuar për plagosjen e një personi në Kamëz, ngjarje kjo e ndodhur më 3 prill. Policia ka bërë me dije se një prej të arrestuarve, 45-vjeçari I.M., ka qenë i dënuar dhe më parë për armëmbajtje pa leje. Dy autorët qëlluan me sende të forta për arsye të dobëta shtetasin A. H. duke e lënë të plagosur rëndë. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”. Gjatë operacionit u kapën shtetasit: -I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për amëmbajtje pa leje; -B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz. Në vijim të veprimeve procedurale, u ekzekutua urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, më datë 15.04.2026, për këta 2 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 03.04.2025, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., të cilit i janë shkaktuar dëmtime të rënda. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” , thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje