‘Maratona e Tiranës’/ rrugët që do të bllokohen nga ora 08:00 deri në 16:00, si devijon…

‘Maratona e Tiranës’/ rrugët që do të bllokohen nga ora 08:00 deri në 16:00, si devijon…

Pikat kryesore

  • Sot, në orën 08:00, nis Maratona e Tiranës 2025, aktiviteti sportiv i kthyer në traditë, që mbledh garues nga e gjithë botë.
  • Për shkak të zhvillimit të këtij eventi, që pritet të zgjasë deri në orën 16:00, do të ketë bllokime të qarkullimit në disa nga rrugë kryesore të kryeqytetit.
  • Maratona e këtij viti zhvillohet në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmë-maratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.

Sot, në orën 08:00, nis Maratona e Tiranës 2025, aktiviteti sportiv i kthyer në traditë, që mbledh garues nga e gjithë botë. Për shkak të zhvillimit të këtij eventi, që pritet të zgjasë deri në orën 16:00, do të ketë bllokime të qarkullimit në disa nga rrugë kryesore të kryeqytetit. Itinerari i maratonës përfshin sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Papa Gjon Pali II”, segmentin pranë RTSH-së, urën e Rrugës së Elbasanit, godinën e Parlamentit, sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Zogu i Parë” dhe “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe rrugët “Ibrahim Rugova” e “Lek Dukagjini”. Maratona “prek” edhe lëvizja e transportit urban, itinerari i të cilave do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që do të përdoren për maratonën. Bllokim nuk do të ketë për emergjencat. Lëvizja do të mbetet e hapur vetëm për emergjencat. Maratona e këtij viti zhvillohet në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmë-maratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe. Plani i plotë i masave i hartuar nga Bashkia e Tiranës: Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë: Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombiť” rruga “George W. Bush”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taivan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taivan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”. 1.Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese, si më poshtë vijon: Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí “21 Dhjetori. nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, ruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”. Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”. Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu l” me rugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit. Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”. Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”. Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën. Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”. Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. 2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë: Linja Nr. Linja Nr. Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”. Linja Nr. Linja Nr. Linja Nr. Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I” Linja Nr. Linja Nr. Linja Nr. Linja Nr. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”. Linja Nr. Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht. 3. 4.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Lini një Përgjigje