Pikat kryesore
- Këtë të premte që lamë pas, Tirana jehoi kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen në paraburgim në Hagë prej 5 vitesh.
- Por analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë për “Ora News” shprehu disi keqardhjen e tij për politizimin e këtij manifestimi.
- “Në këtë sentiment të ndjeshëm të qytetarëve për emrin e UÇK-së sigurisht që pamjet ishin madhështore.
Këtë të premte që lamë pas, Tirana jehoi kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen në paraburgim në Hagë prej 5 vitesh. Me moton “Liria ka emër” kjo protestë bashkoi në sheshin “Skënderbej” qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora të cilët kërkuan lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Por analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë për “Ora News” shprehu disi keqardhjen e tij për politizimin e këtij manifestimi. “Në këtë sentiment të ndjeshëm të qytetarëve për emrin e UÇK-së sigurisht që pamjet ishin madhështore. Gjithsesi politika arriti që në qendër të Tiranës t’i bashkojë shqiptarët, atë që nuk po arrin ta bëjë në forma të tjera, përmes emrit të UÇK-së gjithsesi ia ka dalë. Është për t’u përgëzuar vullneti politik i qytetarëve për të reaguar ndaj një të keqeje që mund t’i vijë Kosovës dhe imazhit të kombit nga një verdikt jo i drejtë i Gjykatës Speciale. Sidoqoftë, pas lëvizjeve të reja politike në këtë raport, mund të them se raporti mes etikës së politikanëve tanë dhe drejtësisë, respektivisht shtetit ligjor, mund të vihet në pikëpyetje. Sepse pavarësisht vullnetit politik, pavarësisht ndjesive të thella që kemi për UÇK-në, shteti do të duhej të ishte i kujdesshëm në raport me institucionet që ka krijuar vetë. Dhe ata që e kanë organizuar këtë protestë, respektivisht nxitësit e tyre, pasi u mor vesh që këtu që ishte qeveria e Republikës së Shqipërisë, PDK-ja dhe BDI-ja janë organizatorët e kësaj proteste mund t’i kthehet në boomerang drejtësisë dhe të ardhmes evropiane të dy shteteve tona”, u shpreh ndër të tjera Analisti Sadri Ramabaja. UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU) – universiteti Nr.1 për inovacion në SHBA 10/18/2025 22:22 Shala: Kurti tmerrohet nga kthimi eventual i Thaçit 10/18/2025 22:21 Serwer viziton Thaçin në Hagë, shpreson që verdikti të jetë i pandikuar nga milionat e paguara të evropianëve për Specialen 10/18/2025 22:07 Maqedonia e Veriut voton nesër, 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare