Pikat kryesore
- Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” për të folur rreth divorcit të saj me ish-partnerin Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese, si dhe për botimin e librit të saj “I dashur, ti je trap”.
- Neda ishte ulur krah Rozana Radit, me të cilën pati përplasje të forta gjatë “BBV”, ku Rozana ishte konkurrente, ndërsa Neda opinioniste, dhe dukshëm kishte hatërmbetje mes tyre.
- Më tej, një tjetër pyetje që Rozi i bëri Nedes ishte: “Pamë kopertinën e librit tuaj dhe ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit.
Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” për të folur rreth divorcit të saj me ish-partnerin Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese, si dhe për botimin e librit të saj “I dashur, ti je trap”. Neda ishte ulur krah Rozana Radit, me të cilën pati përplasje të forta gjatë “BBV”, ku Rozana ishte konkurrente, ndërsa Neda opinioniste, dhe dukshëm kishte hatërmbetje mes tyre. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.” Më tej, Rozana e pyeti Neden se si e menaxhon dashurinë në ekran, kur dashuria e saj po përballet me dyert e gjykatës, ndërkohë që është autore e një programi dashurie si “Përputhen”, ku ‘mëson’ rininë si të dashurohet. Më tej, një tjetër pyetje që Rozi i bëri Nedes ishte: “Pamë kopertinën e librit tuaj dhe ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit. Rozana: “Jo, mbiemri nuk është llafe grash.” Neda: “Ka mbaruar Big-u, Rozana.” Rozana: “Nëse nuk mund të përgjigjesh thuaj thjesht ‘nuk di’ ose ‘nuk mund të përgjigjem’.” Pas transmetimit të intervistës, reagimet në rrjete sociale nuk munguan. Pjesë e madhe e publikut e komentoi qëndrimin e Neda Ballukut si arrogant dhe përçmues, duke vënë në dukje mënyrën ironike dhe tonin e saj gjatë përballjes me Rozanën.