Emra të rinj dhe të vjetër, vuloset “armata” e re e Partisë Demokratike/ Publikohen…

Emra të rinj dhe të vjetër, vuloset “armata” e re e Partisë Demokratike/ Publikohen…

Pikat kryesore

  • Partia Demokratike ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar të zhvilluar më 30 maj 2026.
  • Lista fituese pasqyron një kombinim figurash politike me përvojë, emrash të rinj dhe përfaqësuesish nga fusha të ndryshme të jetës publike, në frymën e rinovimit dhe hapjes së partisë.
  • Në listën e fituesve figurojnë gjithashtu emra të njohur si Adriana Kalaja, Floriana Garo, Ilir Alimehmeti, Genc Pollo dhe Myslym Murrizi.

Partia Demokratike ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar të zhvilluar më 30 maj 2026. Lista fituese pasqyron një kombinim figurash politike me përvojë, emrash të rinj dhe përfaqësuesish nga fusha të ndryshme të jetës publike, në frymën e rinovimit dhe hapjes së partisë. Mes emrave që kanë siguruar një vend në Këshillin Kombëtar bie në sy edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur për publikun me emrin artistik Stresi, i cili është zgjedhur anëtar i ri i këtij forumi drejtues të Partisë Demokratike. Në listën e fituesve figurojnë gjithashtu emra të njohur si Adriana Kalaja, Floriana Garo, Ilir Alimehmeti, Genc Pollo dhe Myslym Murrizi. Po ashtu vihet re një rritje e numri të përdaqësisë së vajzave dhe grave. “Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajtën një ditë më parë, rezulton se kandidatët fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes tyre kandidatë me pikë të barabarta në limitet e listës, janë pasqyruar si më poshtë. Është për tu vlerësuar vullneti i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të tejkaluar minimumin statutor për përfaqësimin e të rinjve, nga minimumi 15 % në 30 % të listës fituese, dhe po ashtu respektimi i kuotës së re për përfaqësimin e grave dhe vajzave. Kjo është në të njëjtën frymë me mesazhin kyc të Kuvendit Kombëtar për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Gjithashtu, sqarojmë se listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i shtohet sipas pikës 2 të nenit 44 të Statutit, 15 % e anëtarëve përfaqësues të Diasporës, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH”, thuhet në njoftomin e PD-së.

Lini një Përgjigje