Lladrovci: 12 parimet e qeverisjes së mirë do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit

Lladrovci: 12 parimet e qeverisjes së mirë do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit

Pikat kryesore

string(81) "lladrovci-12-parimet-e-qeverisjes-se-mire-do-te-gjejne-zbatim-edhe-pas-12-tetorit" Lladrovci: 12 parimet e qeverisjes së mirë do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit Ramiz Lladrovci në foto me poliedrin me të cilin është shpërblyer Komuna e Drenasit që përmban 12 parimet e qeverisjes së mirë të Bashkimit Evropian, thekson se ato parime do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit. Shiu e bora në fillim të tetorit nuk na befason. Unë, në pritje të qytetarëve dhe zbatim të agjendës ditore. Po mendoj çfarë mund të nxjerrin nga laboratorët e shpifjeve keqbërësit me bedelë për qeverisjen gjatë mandatit tim. Kur nuk ju piu ujë para katër vitesh shpifja sikur jam “dëshmitar i Hagës”, e shpikën njëfarë koalicioni të përçarjes për Drenicën, megjithëse nuk po ju pi ujë, ata kot po e trumbetojnë. Nuk ju piu ujë shantazhi me audio incizim të prerë e të montuara, çfarë ju ka mbetur tjetër. Megjithatë, prej tyre gjithçka pritet. Përpjekja për shantazhe të reja nga humbësit e betejës zgjedhore në Drenas tashmë mund të shtohen, por, edhe përkrahja e qytetarëve në çdo tubim zgjedhor po shtohet gjithnjë e më shumë me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”. Incizimet e nxjerra nga konteksti, të prera e me ndërhyrje, me qëllime e tendenca të ulëta, për ta ndalur fitoren me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, nuk do të kenë sukses. Ato vetëm sa do ta tregojnë fytyrën e vërtetë të mendësisë me të cilën jam në betejë, betejë që do ta fitoj bashkë me qytetarët. Me poliedrin e 12 parimeve të qeverisjes së mirë të BE-së, me të cilin jemi shpërblyer, do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit. Vazhdojmë edhe katër! Corriere della Sera me artikull për atentatin mafioz ndaj biznesmenit italian në Tepelenë Alarm për bomba në 807 shkolla të Serbisë Diplomati Covey: Ishte e qartë edhe në Rambuje se Thaçi trembej nga komandantët e zonave Incident afër një sinagoge në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia Stuhia “Amy” sjell front të ftohtë dhe erëra të forta në Zvicër këtë fundjavë

Lini një Përgjigje