Pikat kryesore
string(87) "vetem-kater-anije-besohet-se-jane-ende-ne-lundrim-vetem-njera-eshte-ne-drejtim-te-gazes" Vetëm katër anije besohet se janë ende në lundrim, vetëm njëra është në drejtim të Gazës Vetëm katër anije të Flotilës Globale Sumud besohet se janë ende në lundrim, sipas gjurmuesve në kohën reale. Nga katër anijet që janë të listuara si “në lundrim”, dy janë nën mbështetje ligjore dhe po lëvizin drejt veriut, në drejtim të Qipros. Një anije ndodhet ende pranë brigjeve të Egjiptit, dhe një anije, Mikeno, ndodhet tashmë në ujërat territoriale të Gazës dhe raportohet të jetë vetëm disa kilometra larg tokës. Kjo ndodh ndërsa ministria e jashtme e Palestinës ka dënuar “sulmin dhe agresionin” e Izraelit dhe ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për sigurinë e aktivistëve në bord. “Shteti i Palestinës rikujton se Flotila Globale Sumud është një nismë paqësore dhe e udhëhequr nga civilë, që synon të thyejë bllokadën çnjerëzore dhe të paligjshme të Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe t’i japë fund politikës së urisë dhe gjenocidit të Izraelit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Marina izraelite ka ndaluar anije që transportonin ndihma për në Gaza dhe ka ndaluar aktivistët në bord, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se disa anije që janë pjesë e Flotiles Globale Sumud (GSF) ishin “ndaluar në mënyrë të sigurt” dhe se ata që ishin në bord po transferoheshin në një port izraelit./Express/ Corriere della Sera me artikull për atentatin mafioz ndaj biznesmenit italian në Tepelenë Alarm për bomba në 807 shkolla të Serbisë Diplomati Covey: Ishte e qartë edhe në Rambuje se Thaçi trembej nga komandantët e zonave Incident afër një sinagoge në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia Stuhia “Amy” sjell front të ftohtë dhe erëra të forta në Zvicër këtë fundjavë Lladrovci: 12 parimet e qeverisjes së mirë do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit