Limaj për takimin me Kurtin: Ishte me Bislimin, kur u thash që dua vetëm partneritet u…

Limaj për takimin me Kurtin: Ishte me Bislimin, kur u thash që dua vetëm partneritet u…

Pikat kryesore

  • Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë detaje shtesë për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.
  • Limaj, i ftuar në “Debat Plus” në TV Dukagjini, u shpreh se në takimi i ka kërkuar Kurtit që t’i tregojë se çfarë konkretisht dëshiron, pasi siç tha nuk do të donte të shihte kryeministrin e vendit në siklet.
  • Nuk dua që kryeministri i vendit tim kur e ka një siklet dhe situatë të tillë për numra, Kurti më ka thënë se nuk është i interesuar për numra por për partneritet.

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë detaje shtesë për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi. Limaj, i ftuar në “Debat Plus” në TV Dukagjini, u shpreh se në takimi i ka kërkuar Kurtit që t’i tregojë se çfarë konkretisht dëshiron, pasi siç tha nuk do të donte të shihte kryeministrin e vendit në siklet. “I kam thënë zotëri Kurtit se çka po kërkon prej meje, a po i don numrat apo dëshiron partneritet, nëse i doni numrat unë e kam ndërmend me t’i dhënë numrat e me dal në parlament e me bë qeverinë e pakicës dhe arsyetimin tim e jap në Kuvend. Nuk dua që kryeministri i vendit tim kur e ka një siklet dhe situatë të tillë për numra, Kurti më ka thënë se nuk është i interesuar për numra por për partneritet. Unë mund me i shërbyer vendit tim veç nga partneriteti në Kuvend pasi ne nuk jemi të interesuar për qeveri në asnjë rrethanë. I kam arsyet e mija se pse dhe rrugës do të shihen veprimet se pse parnetitet në parlament”. Tutje, i pari i NISMA-s u shpreh se kur bëri të ditur se kërkon veç partneritet në Kuvend u pa me habi nga Kurti dhe Bislimi. Nuk e kam kushtëzuar kurrë me numra”, u shpreh Limaj. Madje, Limaj u shpreh se kur në takim u hapë tema e qeverisë u shpreh se nuk kanë dashur fare të diskutojnë për Qeverinë. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/24/2025 21:55 “Kërko një javë kohë”, Xhafer Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun: Marrëveshja nuk bën të bëhet publike 10/24/2025 21:42 Limaj për takimin me Kurtin: Ishte me Bislimin, kur u thash që dua vetëm partneritet u habitën 10/24/2025 21:37 Grushtet në shesh, Kajtazi: E papranueshme, s’guxojmë ta kemi në mendje vetëgjyqësinë

Lini një Përgjigje