Lezhë/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari, nëna e tij në gjendje të rënduar psikologjike i jep…

Lezhë/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari, nëna e tij në gjendje të rënduar psikologjike i jep…

Pikat kryesore

  • Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Lezhës, ku një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla pune, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.
  • Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, u gjet i pajetë rreth orës 19:30 në ambientet e biznesit të tij në lagjen Gurra.
  • Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Lezhës, ku një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla pune, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë edhe nëna e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, u gjet i pajetë rreth orës 19:30 në ambientet e biznesit të tij në lagjen Gurra. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Pas marrjes së lajmit të rëndë, nëna e tij, Prene Marku, 72 vjeçe, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, Lezhë. Autoritetet bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë duke u verifikuar. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të humbjes së jetës./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! E dënuar në mungesë për vjedhje me dhunë/ 23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi Po transportonte me valixhe një kallashnikov me municion/ Tiranë, pranga 24-vjeçarit U kap me kanabis/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, lënda narkotike erdhi nga Kanadaja (EMRI)

Lini një Përgjigje