Pikat kryesore
- Lezha i dedikoi nje aktivitet perkujtimor, Gjergj Fishtes, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare, në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
- Aktiviteti u mbajt në qendrën muzeale që mban emrin e tij në fshatin Fishtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit, studiues, historianë e botues.
- Të pranishmit sollën në fokus rolin e pazëvendësueshëm të At Gjergj Fishtës në formësimin e gjuhës shqipe, në letërsinë kombëtare dhe në jetën shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve.
Lezha i dedikoi nje aktivitet perkujtimor, Gjergj Fishtes, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare, në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Aktiviteti u mbajt në qendrën muzeale që mban emrin e tij në fshatin Fishtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit, studiues, historianë e botues. Të pranishmit sollën në fokus rolin e pazëvendësueshëm të At Gjergj Fishtës në formësimin e gjuhës shqipe, në letërsinë kombëtare dhe në jetën shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve. Për ta, trashëgimia e Fishtës mbetet aktuale edhe sot, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për mesazhin kombëtar dhe moral që përcjell vepra e tij. Veprimtaria u shoqërua me recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga jeta dhe krijimtaria e At Gjergj Fishtës, duke kthyer këtë përkujtim në një homazh për një nga figurat më emblematike të kulturës shqiptare./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lezhë/ Punimet për hapësirën memoriale ku ka lindur At Gjergj Fishta, Rama: Godinë multifunksionale, kulturore e rekreative! Aktori shqiptar me targën më të veçantë në SHBA: Pas Gjergj Fishtës, do të marr Lasgush Poradecin Akademia e Shkencave pranon zyrtarisht At Gjergj Fishtën