Pikat kryesore
- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëhelmimin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT, ndërsa familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr.
- Eraldo Fizi, i në kërkim nga policia, është kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt.
- Po atë ditë ai ka takuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre në qershor 2025, dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëhelmimin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT, ndërsa familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi. Eraldo Fizi, i në kërkim nga policia, është kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai ka takuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre në qershor 2025, dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Pas ngjarjes së rëndë, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi. Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.