Ledion Liço publikon foton dhe reagon ndaj Big Brother Vip Kosova

Ledion Liço publikon foton dhe reagon ndaj Big Brother Vip Kosova

Pikat kryesore

  • Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ndodhi një zhvillim historik, ku u zyrtarizua shkëmbimi i banores Dolce me “Grande Fratello” në Itali.
  • Por, ky sukses i formatit në Kosovë duket se ka trazuar ujërat në Tiranë, duke sjellë një reagim të nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço.
  • Sot, vetëm pak orë pasi Kosova e bëri fakt të kryer këtë lëvizje, Ledioni ka publikuar një thënie të Steve Jobs në “Instastory” që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për situatën: “Idetë janë të lehta.

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ndodhi një zhvillim historik, ku u zyrtarizua shkëmbimi i banores Dolce me “Grande Fratello” në Itali. Por, ky sukses i formatit në Kosovë duket se ka trazuar ujërat në Tiranë, duke sjellë një reagim të nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço. Për kujtesë, bashkëpunimi me “Grande Fratello” ishte një risi që u paralajmërua fillimisht nga vetë Ledion Liço gjatë “Big Brother VIP Albania”, por që mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve dhe nuk u realizua kurrë konkretisht. Sot, vetëm pak orë pasi Kosova e bëri fakt të kryer këtë lëvizje, Ledioni ka publikuar një thënie të Steve Jobs në “Instastory” që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për situatën: “Idetë janë të lehta. Pjesa e vështirë është të zgjohesh çdo ditë dhe t’i kthesh ato në realitet”. Ky postim është interpretuar gjerësisht si një koment mbi faktin se, ndërsa ideja mund të kenë qenë e BBVA, ishte BBVK ajo që arriti ta “kthejë në realitet”, duke theksuar diferencën mes të thënit dhe të bërit.

Lini një Përgjigje